OBRM-PDUKM: Në Propozim-buxhetin nuk është ndarë asnjë denar për rritje të buxhetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Në Propozim-buxhetin nuk është ndarë asnjë denar për rritje të buxhetit

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 11:03
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase thuhet se “3.9 miliardë euro buxhet dhe asnjë denar për rritjen e investimeve kapitale. Zoran Zaev dhe Nina Angellovska në vend të zhvillimit, shpenzojnë në popullizëm”.

“Qeveria ndan për investime kapitale aq sa edhe vjet, ndërsa buxheti është shumë më i madh”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, pushteti ju hoqi 600 denarë pensionistëve për tre vite ndërsa tani ju ndan vetëm 700 denarë dhe se nëse mbetej përllogaritja e vjetër atëherë pensionistët do të kishin 1.800 denarë më shumë.

Ata shtojnë se pushteti gjatë këtyre tre viteve nuk ka ndarë para për energjetikë, për bujqit dhe se me këtë buxhet, siç thonë nga OBRM-PDUKM, Zoran Zaev planifikon blerje të votuesve para zgjedhjeve.

“Rrenat dhe popullizmi i zgjedhejve të kaluara nuk do të kalojnë. Më 12 prill fillon rindërtimi i Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat