Aksident në afërsi të Prilepit, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident në afërsi të Prilepit, humb jetën një person

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në rrugën Makedonski Brod – Prilep, ka ndërruar jetë një person.

Siç njoftojnë nga MPB, rreth orës 16:40 në rrugën rajonale Makedonski Brod – Prilep një kilometër pas fshatit Roptovo, personi M.T (60) nga Prilepi ka humbur kontrollin mbi makinën e tij “Opel Astra” dhe ka dalur nga rruga.

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë bashkudhëtari V.T (71) nga Prilepi, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prilepit.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe stacioni policor në Prilep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat