Pendarovski: Kemi bërë diçka që askush nuk e ka bërë në histori

Maqedonia

Pendarovski: Kemi bërë diçka që askush nuk e ka bërë në histori

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 15:13
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thotë se është gati për “ndryshim të vërtetë”, shkruan e përditshmja franceze “Le Monde”.

Gazeta përshkruan presidentin si një njeri me shpresë të plotë se Bashkimi Evropian (BE) do t’i japë ende dorë vendit tonë të vogël dhe do të jetë i bindur se ka argumente të forta.

“Popullsia me të vërtetë ndjen hidhërim. Por nuk ishte vendimi i Emmanuel Macron por ai i Këshillit Evropian”, tha Pendarovski në një intervistë për gazetën “Le Monde”.

Pendarovski në intervistë tha se të gjithë ishin të bindur se ne do të kishim negociata të privilegjuara për shkak së zgjidhjes së kontekstit me emrin prej dekadash me Greqinë fqinjë.

“Të gjithë ishin të bindur se do të kishim negociata të privilegjuara. Ne kemi bërë diçka që askush tjetër nuk ka bërë në historinë e diplomacisë moderne. Por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme”, tha Presidenti.

Pendarovski tha se vendimi i Presidentit Francez Emmanuel Macron është larg fyerjes për Maqedoninë e Veriut, por mbi të gjitha është një kritikë për funksionimin e Evropës dhe procesin e integrimit të shteteve të reja anëtare, që konsiderohet shumë të rrepta dhe burokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat