Mickoski në Samitin e PPE-së: Maqedonia i përket BE-së, kërkoj nga ju ta shpërndani këtë mesazh

Maqedonia

Mickoski në Samitin e PPE-së: Maqedonia i përket BE-së, kërkoj nga ju ta shpërndani këtë mesazh

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 19:28
Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, në fjalimin e tij në Samitin e Partisë Popullore Evropiane që mbahet në Zagreb tha se “Maqedonia i përket Bashkimit Evropian dhe për këtë shkak kërkoj nga ju që të keni rolin tuaj në shpërndarjen e këtij mesazhi”.

Sipas Mickoskit, Qeveria socialdemokrate e Maqedonisë nuk meriton stimulim pozitiv nga metropolet dhe Brukseli, por qytetarët e Maqedonisë e meritojnë.

“Pas 12 prillit të jeni të bindur se Qeveria pro-evropiane do të nxisë reformat dhe ndryshimet transformuese në shoqërinë tonë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në tre vitet e fundit, popullin e Maqedonisë e udhëheq një kryeministër socialdemokrat, Qeveria e të cilit, sipas Mickoskit, është sinonim i korrupsionit.

“Aktivitetet ditore të kësaj Qeverie përfshijnë mosrespektim të sundimit të së drejtës, politizim të shoqërisë dhe paaftësi që të krijohen ndryshime ekonomike dhe sociale. Megjithatë, ata lavdërohen për çdo ditë se janë transparentë.

Mickoski gjithashtu tha se roli i partisë së tij, si parti opozitare do të sjell ndryshime për qytetarët pas zgjedhjeve, atëherë kur do të formohet Qeveri stabile, dhe e orientuar drejt BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat