Vazhdon gjykimi për rastin ‘Monstra’

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për rastin ‘Monstra’

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po publikohen mesazhe, të propozuara si dëshmi shtesë nga Prokuroria,.

Seanca e kaluar u anlulua për shkak të një rast vdekje për gjykatësin porot.

Për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi shtatë vite më parë, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Maqedonisë së Veriut në vitin 2017 i shfuqizoi këto vendime, dhe i liroi nga paraburgimi të akuzuarit e apostrofuar. Të njëjtëve brenda kohë ju shqiptoi masa të kujdesit se nuk guxojnë të largohen nga vendbanimi (qyteti). Pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë lëndën e mori përsipër ta përfaqëson ish-Prokuroria Speciale Publike. Ndërsa, më herët hetimet për këtë vepër i zhvilloi Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat