Spasovski: S’do lejojmë amnisti

Maqedonia

Spasovski: S’do lejojmë amnisti

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:17
Oliver Spasovski

Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski tha se nuk do të lejohen amnisti ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të mbrojë Kushtetutën ndërsa deputetët të mbështesin kërkesën e LSDM-së.

“Këto ditë dëgjojmë se mbetjet e regjimit në gjyqësi ngrisin ndonjë procedurë para Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që amnistitë ilegale që i bëri Ivanov, për t’i shpëtuar kriminelët, të marrin ndonjë dritë të gjelbër para Gjykatës Kushtetuese. Ne këtë e kundërshtojmë dhe amnisti nuk do të lejojmë”, tha Spasvoski.

Sipas tij, LSDM dhe koalicioni ka ngritur në Kuvend kërkesë për interpretim autentik të nenit dhe kështu do të sigurohet mosdhënia e amnistisë.

“Ju bëj thirrje deputetëve të Kuvendit, pa dallim të cilës parti i përkasin, të mbështesin kolegët e LSDM-së dhe të luftojnë për drejtësi”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat