Ohër, hapet Qendër rajonale për trajtim dhe intervenime te fëmijë me dëmtime me spektër autik - Bota Sot
Ohër, hapet Qendër rajonale për trajtim dhe intervenime te fëmijë me dëmtime me spektër autik

Maqedonia

Ohër, hapet Qendër rajonale për trajtim dhe intervenime te fëmijë me dëmtime me spektër autik

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Ohrit prej sot posedon me Qendër bashkëkohore për intervenime të hershme dhe trajtim te fëmijë me dëmtime me spektër autik.

Bëhet fjalë për donacion të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, i cili i mbuloi shpenzimet për rekonstruktim të pjesës së Repartit të Fëmijëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Ohër, si dhe e siguroi pajisjen adekuate.

“Qendra do të punojë në koordinim me atë adekuate në Shkup, me Organizatën Qytetare “Bota ime”, me Klinikën e Psikiatrisë dhe Qendrën për Shëndet Mental. Falënderim deri te Qeveria bullgare dhe populli bullgar për këtë ndihmë, që do të jetë e rëndësishme për rajonin dhe prej atje që shfrytëzues të kapaciteteve të reja do të jenë rreth qindra pacientë nga kjo pjesë e vendit”, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në ceremoninë me rastin e hapjes së repartit.

Qendra disponon me pajisje më bashkëkohore adekuate, e cila i mbulon të gjitha nevojat e fëmijëve në përmirësimin e zhvillimit të tyre psikologjik, sa i përket socializimit, e gjitha nën mbikëqyrjen e ekspertëve të lartë nga sfera.

Kolegu i tij bullgar, ministri Kiril Ananiev, nga ana e tij tha se rastet e tilla janë për tu festuar, siç theksoi, nuk ka vepër më humane dhe më fisnike se sa ndihma e fëmijëve me vështirësi.

Elizabeta Gjorgjievska, bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovski, e përshëndeti bashkëpunimin e Ministrive të Shëndetësisë të të dyja vendeve që rezulton me projekte të tilla të ngjashme, duke shprehur bindje se kjo Qendër do të kontribuojë për përmirësimin e situatës shëndetësore të një numri të madh të fëmijëve, por edhe pacientë të rritur.

Nënkryetarja e Shoqatës “Bota ime”, Vesna Stojanovska në këtë rast i falënderoi të gjithë ndihmësit e aktiviteteve të tyre, si dhe për realizimin konkret të këtij projekti.

Kapaciteti i ri i hapur në Ohër disponon me tualete të përshtatura në mënyrë adekuate për të punësuarit dhe përdoruesit, kuzhinë, kabinete defektologjike dhe logopedike, të pajisura me materiale të ndryshme didaktike të cilat janë adekuate për nevojat e fëmijëve, dhomë sensormotorike dhe multisenzore. Me fëmijët do të punojnë edukatorë të specializuar të trajnuar dhe rehabilitues, logopedë, psikologë familjarë dhe klinikë. Qendra është mjaftueshëm e madhe që në këtë çast t’i përmbushë nevojat e pacientëve me atë lloj specifik të problemeve nga të gjitha qytetet në pjesën jugperëndimore të vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat