Zaev – Tiganj: Maqedonia ka rezultate të shkëlqyere në reforma - Bota Sot
Zaev – Tiganj: Maqedonia ka rezultate të shkëlqyere në reforma

Maqedonia

Zaev – Tiganj: Maqedonia ka rezultate të shkëlqyere në reforma

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 13:33
Zaev – Tiganj

Kryeministri Zoran Zaev sot e priti në takim ambasadoren kroate Nives Tiganj, e cila së fundmi e ka marrë detyrën në vendin tonë.

Ambasadorja Tiganj në takim, tha se Kroacia i jep mbështetje Maqedonisë së Veriut për realizimin e të dyja përcaktimeve strategjike, integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke shtuar se vendi ka bërë një hap të madh në realizimin e proceseve reformuese dhe shprehjen e gatishmërisë për ruajtjen e stabilitetit në vend dhe në rajon.

Në takim, siç informoi pre shërbimi qeveritar, ishte konstatuar se periudha e ardhshme, kur Kroacia do ta ndërmarrë kryesimin me Bashkimin Evropian, është një moment i shkëlqyer për përmbylljen e mbështetjes dhe marrjes së vendimit pozitiv do të jetë motivim shtesë për vazhdimin e reformave, si një segment i rëndësishëm për ruajtjen e rritjes së ekonomisë, investimet kapitale dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Në bisedimet, bashkëbiseduesit kanë shfaqur kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyera të deritashme dypalëshe midis të dyja vendeve, të cilat po zhvillohen pa çështje të hapura, duke e karakterizuar si bazë të shkëlqyer për avancimin e shkëmbimit tregtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat