Zaev: Teuta Arifi nuk është kandidate për ambasadore në Washington - Bota Sot
Zaev: Teuta Arifi nuk është kandidate për ambasadore në Washington

Maqedonia

Zaev: Teuta Arifi nuk është kandidate për ambasadore në Washington

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 15:34
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, nuk është kandidate për ambasadore në Washington.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Zaev tha se aspak nuk është diskutuar për Teuta Arifin si ambasadore në SHBA.

“Për Teuta Arifin nuk është diskutuar fare. Atë e kam mike, e mbështes, i ndihmojmë për Tetovën, kemi bërë disa investime serioze, por ajo as nuk ka shprehur dëshirë, as nuk është ofruar si kandidate”, tha Zaev.

I pyetur se deri ku është procedura për emërimin e kandidatit për ambasador në SHBA, Zaev tha se ka kandidatë cilësorë, por vendimi përfundimtar nuk është marrë akoma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat