Për Pendarovskin gjuha maqedonase është fakt - Bota Sot
Për Pendarovskin gjuha maqedonase është fakt

Maqedonia

Për Pendarovskin gjuha maqedonase është fakt

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 16:38
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thotë se gjuha maqedonase është një fakt dhe do të ishte humbje kohe për të bindur veten nëse ekziston apo jo.

Kjo është përgjigja e tij për pretendimet e Akademisë bullgare se gjuha maqedonase nuk ekziston, dhe se ajo është “një formë rajonale e gjuhës bullgare”.

“Ekziston një dispozitë në marrëveshjen e Prespës e cila thirret në konferencën e Kombeve të Bashkuara, e jo një konferencë që kemi organizuar këtu që nga viti 1979, në të cilën thuhet se gjuha maqedonase është përcaktuar si një nga gjuhët e grupit sllav të jugut dhe është e njohur ndërkombëtarisht. Unë me të vërtetë mendoj se do të ishte humbje kohe për të bindur për diçka që ekziston ose nuk ekziston, ashtu si kombi maqedonas është një fakt dhe askush në vendin tonë nuk do të debatojë dhe nënshkruajë kontrata me askënd”, tha Pendarovski.

Dy ditë pas qëndrimit të Akademisë së Bullgarisë se gjuha maqedonase është një dialekt bullgar, Sofja zyrtare përsëri, përmes ambasadorit të saj në vend, Angel Angelov, hodhi poshtë pozicionin e akademikëve bullgarë si qëndrimin zyrtar të Bullgarisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat