Shekerinska: Nuk duhet të përjashtohet rreziku nga strukturat radikale

Maqedonia

Shekerinska: Nuk duhet të përjashtohet rreziku nga strukturat radikale

Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:02
Radmilla Shekerinska

Për momentin nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për praninë e organizatave joqeveritare në vend që lidhen me Iranin, pasi Maqedonia Veriore nuk është në interes të tyre, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke shtuar se marrëdhëniet diplomatike të Maqedonisë me Iranin janë shumë modeste.

Udhëheqësi shpirtëror i Iranit Ali Hamnei dje e shpalli Shqipërinë si një shtet armik, duke shtuar se ishte “është vend djallëzor që mbështeste kundërshtarët e tyre”.

Ministrja maqedonase e Mbrojtjes gjithashtu theksoi se nuk duhet të përjashtohet rreziku i radikalizimit nga strukturat islamike që kthehen nga frontet e ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat