Në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan 17 ndryshime ligjore në fushën e ekonomisë

Maqedonia

Në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan 17 ndryshime ligjore në fushën e ekonomisë

Më: 10 janar 2020 Në ora: 18:11
Kuvendi i Maqedonisë

Për më pak se gjysmë ore, deputetët miratuan 17 ndryshime të ligjeve në fushën e ekonomisë. Asnjë deputet nuk u paraqit për të folur në Komisionin për Financa dhe Buxhet.

Kryetarja e komisionit nga radhët e OBRM-PDUKM-së e ndiqte rendin e ditës, ndërsa zv. ministrja e financave vetëm konstatonte se ligji i ndryshuar mund të shkojë në lexim të dytë, respektivisht në seancë plenare. Zv. ministrja theksonte të gjitha ligjet që sot kaluan në komisionin amë janë harmonizuar me Ligjin për Gjoba dhe Kundërvajtje.

Atmosfera e këtillë e “relaksuar” në institucionin ligjvënës është paralajmërim që deputetët e pushtetit dhe opozitës kanë arritur marrëveshje që sa më shumë ligje të miratohen para procesit zgjedhor. Përveç ligjeve nga fusha e ekonomisë, deputetët pritet të diskutojnë edhe për ligjet reformuese, prej të cilave varet edhe marrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Pos ligjit për Rezerva të Obligueshme të Naftës, në mënyrë të shpejtë kaluan edhe ligji për lojërat e fatit, ligji për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, ligji për buxhet,, ligji për privatizimin e tokës shtetërore në pronësi të shtetit, ligji për rezervat e mallrave, ligji për pagesë në dorë dhe ligji për borxh publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat