Osmani me apel për partitë politike: Tregoni pjekuri, miratoni Ligjin për Prokurori Publike para zgjedhjeve - Bota Sot
Osmani me apel për partitë politike: Tregoni pjekuri, miratoni Ligjin për Prokurori Publike para zgjedhjeve

Maqedonia

Osmani me apel për partitë politike: Tregoni pjekuri, miratoni Ligjin për Prokurori Publike para zgjedhjeve

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:53
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se Ligji për Prokurori Publike, i cili me muaj është bllokuar në Kuvend, duhet të miratohet deri më 3 shkurt, atëherë kur do të mbahet edhe seanca e fundit plenare.

Osmani ju bëri thirrje të gjitha partive politike që t’i tejkalojnë dallimet partiake, për shkak se miratimi i ligjit është i rëndësishëm për Holandën dhe Francën, të cilat do të mund të mundësojnë bisedimet me Bashkimin Evropian.

“Pavarësisht se për të gjithë është e qartë se çështjet që duhej të rregullohen me Ligjin për Prokurori Publike, tashmë janë rregulluar. E kam fjalë për marrjen e arkivit të lëndëve. Megjithatë, miratimi i ligjit ka rëndësi simbolike, ai votohet me 2/3 e deputetëve, dhe kjo është koncensualisht përfshirja e të gjitha partive politike në luftën kundër korrupsionit. Ligji është i rëndësishëm për Holandën dhe Francën. Ju bëj thirrje partive politike t’i tejkalojnë dallimet partiake dhe të votohet ligji”, tha Osmani.

Ai përsëriti se miratimi i këtij ligji nuk është kusht formal për nisjen e bisedimeve me BE-në, por disa prej vendeve anëtare mendojnë se është parakusht i rëndësishëm në vendosjen e shtetit të së drejtës.

“Ligji për Prokurori Publike nuk është formalisht ‘benxh-mark’, nuk është vendosur në dokumentet e BE-së. Për këtë shkak kishim rekomandim të pastër. Individualisht, vendet anëtare mendojnë se ky ligj është i parakusht i rëndësishëm për vendosjen e shtetit të së drejtës”, tha Osmani duke shtuar se miratimi i këtij ligji paraqet pjekuri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat