Lirohen nga aktakuzat pesë të dyshuarit për rastin “Spiuni”

Maqedonia

Lirohen nga aktakuzat pesë të dyshuarit për rastin “Spiuni”

Më: 21 janar 2020 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Gjykata Penale-Shkup sot caktoi lirim nga akuzat për pesë të dyshuarit në rastin e përsëritur “Spiuni”. Gjykata e ka liruar nga akuza Miqo Naskovski për pjesën “mashtrim” dhe “kërcënim”, Marijan Maxhovksi për “kërcënim”, Goran Stojkov dhe Cvetan Damjanovski për “mbajtje të armës pa leje” dhe Gjorgji Haxhimixhiev për pjesën “keqpërdorim në shërbime”.

Gjykatësi Vladimir Tufegjiq, duke shpjeguar aktgjykimin, tha se gjykata i vlerësoi veçanërisht deklaratat e të dëmtuarve se ata nuk ndjehen të dëmtuar dhe nuk kërkojnë dëmshpërblim nga të akuzuarit për “shantazh” dhe “mashtrim”, ndërsa për krimin e “mbajtjes së armës pa leje” provat e paraqitura zbuluan mospërputhje në rrethanat e huazimit dhe shpërndarjes së armëve për anëtarët e MPB-së. Përfaqësues të akuzës janë ish-prokurorët publik të PSP-së Stefço Donev dhe Elizabeta Josifovska.

Procesi gjyqësorë për këtë rast ka filluar në janar të vitit 2018. Janë caktuar gjithsej 19 seanca gjyqësore, ndërsa janë mbajtur 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat