Sonte përfundon ultimatumi i ASH-së, a do të ketë koalicion trepalësh?

Maqedonia

Sonte përfundon ultimatumi i ASH-së, a do të ketë koalicion trepalësh?

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Dy ditë më parë, Aleanca për Shqiptarët në një konferencë për shtyp i ka ftuar të dy partitë tjera, Besën dhe Alternativën për t’u bashkangjitur në një koalicion parazgjedhor. Kjo ofertë e Aleancës ishte një ultimatum për dy partnerët e mundshëm, që skadon sonte.

Dje në media u publikua edhe një ofertë e ASH-së kundrejt Besës dhe Alternativës, ku parashihet renditja e tyre nëpër listat zgjedhore. Kjo ofertë nuk u prit mirë nga dy partitë e lartpërmendura shkaku i renditjes jo të drejtë, sipas tyre.

Në ofertën e publikuar dje, më keq qëndron Lëvizja Besa, e cila do mund ta fitonte vetëm një mandat deputeti. E kjo parti i është përgjigjur Aleancës përmes një konferencë për shtyp duke treguar se tashmë një muaj nuk kanë komunikim mes vete, dhe po komunikojnë përmes mediave. Lëvizja Besa ka ofruar dy zgjidhje për koalicion, 1: Me pjesëmarrje të barabartë, 2: Sipas sondazheve kredibile. Siç duket kjo ofertë nuk do pranohet nga ASH e cila është e vendosur që sonte t’u jep fund pritjeve.

Edhe partia tjetër, Alternativa duket se nuk është e kënaqur me atë ofertë. Aktivistë të shumë të AAA-së kanë reaguar duke kërkuar më shumë përfaqësim në listat e kandidatëve të cilat i ka propozuar Aleanca për Shqiptarët.

Kujtojmë që sonte në mbrëmje përfundon afati që e ka dhënë ASH për krijimin e koalicionit. Ende nuk dihet nëse ka pasur takim në mes partive apo vetëm priten përgjigjet përfundimtare. Sipas burime të redaksisë sonë, pritet që do të ketë marrëveshje vetëm në mes dy partive, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat