Pushteti thuhet se ka siguruar 80 vota për Ligjin për Prokurori Publike

Maqedonia

Pushteti thuhet se ka siguruar 80 vota për Ligjin për Prokurori Publike

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 20:34
Foto

Siç raporton ‘Telma’, Qeveria ka siguruar shumicën prej dy të tretave për Ligjin për Prokurori Publike.

për sonte në orën 22:00 është caktuar seanca e Qeverisë ku do të kalohet teksti i ligjit dhe menjëherë do të dërgohet në Kuvend.

Më herët edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në ‘Facebook’, publikoi një fotografi të një tymi të barhë, duke bërë paralele me zgjedhjen e Papës në Vatikan, kur tymi i bardhë përdoret si simbol i marrëveshjes për kreytar i Kishës katolike.

Kryetari i Kuvendit, ditë më parë deklaroi se do ta vendosë ligjin në rend dite vetëm nëse ka pajtueshmëri mes partive politike.

Ndryshe, Bashkimi Evropian insiston në miratimin e këtij ligji. Nga BE konsiderojnë se me miratimin e këtij ligji do të dërgohet sinjal pozitiv te vendet anëtare të BE-së para se të merret vendimi për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë kurse për Ligjin për Prokurori Publike po bisedohet gati për një vit.

OBRM-PDUKM nuk pranon Propozim-ligjin e pushteti dhe kërkon që tekstin ligjor ta shkruajnë ekspertët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat