Maqedonia në vendin e 90-të në botë sipas gatishmërisë për t’iu përgjigjur epidemisë

Maqedonia

Maqedonia në vendin e 90-të në botë sipas gatishmërisë për t’iu përgjigjur epidemisë

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut është vendosur në vendin e 90-të nga gjithsej 195 shtetet në botë sipas Indeksit global për siguri shëndetësore për vitin 2019, e që mat gatishmërinë e vendeve dhe sistemet e tyre shëndetësore të menaxhojnë me epidemitë eventuale.

Nga vendet e rajonit, Kroacia është në vendin e 38-të, Shqipëri në vendin e 39-të, Serbia në vendin e 41-të, Bullgaria 61, Mali i Zi 68 dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 79-të.

Sistemet më të mira shëndetësore për të menaxhuar epideminë kanë SHBA-të, Kanada, Australia, Tajlanda, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Finlanda, Danimarka, Zvicra, Holanda dhe Sllovenia.

Sisteme më të dobëta kanë Jemeni, Korea e Veriut, Siria, Somalia dhe Guinea.

Indeksi global i sigurisë shëndetësore përgatitet në bazë të gjashtë kritereve, parandalimi, detektimi i hershëm dhe njoftimi, përgjigje e shpejtë, sistem shëndetësor, harmonizim me normat ndërkombëtare dhe rrezikshmëria e mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat