Spasovski: Vendimet në MPB janë shfuqizuar për shkak se janë të paligjshme

Maqedonia

Spasovski: Vendimet në MPB janë shfuqizuar për shkak se janë të paligjshme

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 23:09
Oliver Spasovski

Kryeministri Oliver Spasovski sot tha se shfuqizimi i 89 vendimeve për punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme është bërë për shkak se emërimet janë bërë në mënyrë të paligjshme.

“Ligji për Qeveri saktësisht parasheh se ministri i Punëve të Brendshme në këtë periudhë mund të ndryshojë 15 zyrtarë në pozitat udhëheqëse. Deri tani, ministri Çulev ka kryer 14 ndryshime, ndërsa 89 vendimet janë shfyqizuar për shkak se janë në kundërshtim me ligjin”, tha Spasovski.

AI theksoi se ministri ka të drejtë për vendosjen horizontale të kuadrit por jo edhe ndryshime në strukturat udhëheqëse.

“Bëj apel që vendimi i Qeverisë të respektohet për shkak se mosrespektimi me vetëdije i ligjeve na çon në procedurë tjetër”, tha Spasovski.

Ai tha se edhe ministri edhe strukturat udhëheqëse në MPB kanë të drejta aq sa parashohin ligjet pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat