Di Maio: Pa dallim të metodologjisë, hapja e negociatave nuk guxon të vonohet

Maqedonia

Di Maio: Pa dallim të metodologjisë, hapja e negociatave nuk guxon të vonohet

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 14:04
Lugi Di Maio dhe Nikolla Dimitorv

“Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për metodologji të re ose të vjetër, hapja e negociatave nuk duhet të ngadalësohet, pasi këtu bëhet fjalë vetëm për vullnet politik”.

Këtë e tha sot shefi i diplomacisë italiane Lugi Di Maio, në konferencën e përbashkët me Nikolla Dimitrovin.

“Ta garantojmë shpejtësinë me të cilën BE-ja do të lëvizë, është punë shumë ambicioze. Ne jemi 27 shtete, të gjitha duhet të vendosin, por angazhimi ynë është në drejtim që kjo të jetë sa më shpejtë. Pa marrë parasysh nëse metodologjia është e re ose e vjetër, pika kyçe është se nuk mund të vonohet hapja e negociatave”, tha Di Maio, duke shtuar se nëse vendet të cilat janë themeluese të BE-së bashkohen dhe janë kompakte, do të thotë se mund të fillojë një kapitull i ri për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitorv, tha se dëshpërimi nga mospasja e vendimit në tetor, është shndërruar në motiv të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat