Amdi Bajram vendos të flejë në seancën dedikuar anëtarësimit në NATO

Maqedonia

Amdi Bajram vendos të flejë në seancën dedikuar anëtarësimit në NATO

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 15:58
Amdi Bajram

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment mbahet seanca solemne, në të cilën deputetët do të votojnë për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO.

Në këtë seancë janë planifikuar fjalime të krerëve shtetëror dhe korit diplomatik.

Por ajo që është kapur nga gazetarët, është deputeti Amdi Bajram, i cili vendosi të bëjë një sy gjumë.

Kjo nuk është hera e parë që Bajram të fotografohet duke fjetur në seancat e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat