Fadil Zendeli: Për punësimin e paraparë për tre shqiptarë, Qeveria punëson maqedonas

Maqedonia

Fadil Zendeli: Për punësimin e paraparë për tre shqiptarë, Qeveria punëson maqedonas

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:04
Fadil Zendeli

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli përmes ‘Facebook’ shkruan se në “Agjencia e Administratës, në vendet e caktuara për punësimin e tre shqiptarëve dhe një qytetar turk, punësohen katër maqedonas”.

Zendeli thotë se më 27 dhjetor 2019 Agjencia e Administratës ka hapur konkurs publik për 6 vende pune për punësimin e 6 nëpunësve shtetëror nga grupi I, nëngrupi I në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Enti i punëve të përgjithshme dhe të veçanta ndërsa shpallja është bërë në të përditshmet “Nova Makedonija”, “Slloboden Peçat” dhe “Koha”.

“Më poshtë ju sjellim vendimet e komisionit për shpalljen fitues të: Aleksandra Antevska për vendi 2, të paraparë për kandidat turk; Slavica Toshiq për vendin 3, të paraparë për kandidat shqiptar; Elena Rajkovçevska për vendin 4, të paraparë për kandidat shqiptar dhe Sanja Petkovska, për vendin 6 të paraparë për kandidat shqiptar”, shkruan deputeti Zendeli.

Sipas tij, pushteti ia ka marrë dorën kësaj mënyrë të veprimit dhe për të fshehur gjurmët e Komisionit nuk shpallet kombësia e deklaruar e kandidatit.

“Edhe pse Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë si edhe zëvendës-drejtori i Agjencisë së Administratës janë shqiptarë, duket se ata janë shndërruar në kukulla që vetëm marrin rrogën duke u arsyetuar se hapësira ligjore i mundëson këto devijime. E vërteta është se vet procedura e paraparë e konkursit, e cila është edhe e përshkruar në shpalljen në gazetat e përditshme, parasheh në fazën e 3-të kontrollimin e vërtetësisë së provave dhe intervistimin”, shkruan Zendeli.

Zendeli shton se kandidatët shqiptarë që kanë marrë pjesë në këtë konkurs ankohen edhe te anëtari shqiptar që ka marrë pjesë dhe se sipas tyre, jo vetëm që nuk ka hapur gojën fare gjatë intervisitimit të kandidatëve por nuk ka guxuar as edhe në shqip t’i përshëndesë kandidatët shqiptar./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat