OBRM-PDUKM: Zaev me kërcënime dhe ryshfet përpiqet të miratojë Ligjin për Prokurorinë Publike - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Zaev me kërcënime dhe ryshfet përpiqet të miratojë Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev me kërcënime dhe ryshfet përpiqet të miratojë Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 11:00
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se Republika e Maqedonisë dhe Kuvendi nuk duhet të jenë më peng e kriminelëve, zhvatjes dhe tregtimit me interesat kombëtare.

“Si kontrabandist, përmes pazareve mashtruese, formoi një shumicë për të ardhur në pushtet dhe për të anashkaluar vullnetin e qytetarëve, kështu që në fund të qeverisje së tij, Zaev po përpiqet të sigurojë mbështetje për amnistinë e tij me shantazhe, kërcënime dhe ryshfet.

Zoran Zaev përmes mënyrës së dhunshme, antikushtetuese dhe kontrabandës përmes shërbëtorëve të tij dëshiron të miratojë Ligjin për Prokurorinë Publike me qëllim që ta shpëtojë atë nga përgjegjësia për të gjitha rastet penale dhe skandalet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se Zaev abuzon me institucionet dhe në ligjin për Prokurorinë Publike sheh shansin e fundit për shpëtimit kur të bie nga pushteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat