Sonte në selinë e Alternativës është zhvilluar takimi i dytë mes grupeve të punës të koalicionit Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët.
Siç njofton anëtari i kryesisë qendrore të ASH-së, Elmi Aziri, në takim është diskutuar për programin zgjedhor me të cilin do të garohet në zgjedhje dhe u diskutuan mundësitë e përpilimit të një programi të përbashkët, që do të jetë ofertë konkrete për qytetarët tanë në zgjedhjet e 12 prillit.
Siç thotë Aziri, këto takime do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme deri në finalizimin e këtij dokumenti.