LSDM: Ka dyshime serioze që OBRM-PDUKM me para të zeza ka korruptuar mediat

Maqedonia

LSDM: Ka dyshime serioze që OBRM-PDUKM me para të zeza ka korruptuar mediat

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:37
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM thonë se OBRM-PDUKM nuk dëshiron që t’i shikojë faktet të cilat japin dyshime se partia e Mickoskit me para të zeza nga Hungaria korrupton media që të shpërndajnë propagandë të rrejshme kundër shtetit.

“Është fakt se ekzistojnë serioze të publikuara në mediat sllovene se përmbaruesi i Nikolla Gruevskit, Mickoski me para të zeza ka financuar megafon partiak me qëllim që të shpërndajnë fushatë mediatike anti shtetërore-fushatë kundër anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se është fakt se këto janë të njëjtat mediat që i mundësuan regjimit të Gruevskit të qëndrojë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat