Edhe një udhëtare mbrëmë u testua për coronavirus në Shkup, rezultatet dolën negative

Maqedonia

Edhe një udhëtare mbrëmë u testua për coronavirus në Shkup, rezultatet dolën negative

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Mbrëmë vonë në Klinikën Infektive u bë testi i tretë i një rasti të dyshimtë me coronavirus.

Pacientja e cila kishte arritur nga Milano dhe ishte sjell në Klinikën Infektive doli me rezultatet negative, domethënë nuk ishte e infektuar me coronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Rezultatet e pacientes që u testua për coronavirus në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup janë negative.

Ne po monitorojmë situatën, veprojmë në përputhje me protokollet e OBSH-së dhe vazhdojmë të informojmë rregullisht opinionin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat