Filipçe flet për gjendjen shëndetësore të pacientëve me coronavirus

Maqedonia

Filipçe flet për gjendjen shëndetësore të pacientëve me coronavirus

Më: 24 mars 2020 Në ora: 17:37
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se “momentalisht në Klinikën Infektive janë 29 pacientë të cilët shërohen, ndërsa prej tyre një paciente është në gjendje të rëndë shëndetësore në respirator”.

“Gjashtë pacientë janë me gjendje më pak të përkeqësuar, por ende s’kanë nevojë për respirator”, thotë Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi Instituti për Shëndet Publik do të kontrollojë të gjithë personat që kanë pasur kontakt me Klinikën e Dermatoligjisë në Shkup.

Ai tha se në Maqedoni tani për tani ka 148 persona me Covid-19 ndërsa sipas qyteteve ka, 88 raste në Shkup, 40 në Dibër, tetë prej Kumanovë, shtatë prej Shtipit, dy prej Kavadari dhe Ohër dhe një rast në Gostivar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat