Regjistrohen 89 shkelje të orës policore në Maqedoni, ndalohen 38 persona

Maqedonia

Regjistrohen 89 shkelje të orës policore në Maqedoni, ndalohen 38 persona

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Sipas statistikave të MPB-së, gjatë 24 orëve të fundit, është marrë vendim për izolimin e 101 personave në territorin e vendit tonë, kurse 40 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policia ka kryer inspektime të personave nën izolim, nga ku është konfirmuar se një person nuk ka respektuar masën e izolimit si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sa i përket ndalesës për lëvizje, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 89 shkelje në të gjithë vendin prej të cilëve 8 janë të mitur. Prej gjithsej 89 personave, 38 persona janë ndaluar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat