Mësimi online në Gostivar zbatohet me vështirësi

Maqedonia

Mësimi online në Gostivar zbatohet me vështirësi

Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Mungesa e platformës së unifikuar për zbatimin e mësimit dhe sigurimi i pajisjes teknike për nxënësit e familjeve me status të rrezikuar social e pamundësojnë zbatimin e suksesshëm të procesit mësimor – konstatuan pas takimit pushteti lokal dhe drejtorët e shkollave në Gostivar. Megjithatë, siç informojnë nga Sektori për arsim në Komunë, përfshirja e nxënësve e arrin dy të tretën.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe përgjegjësja për arsimin, Aslian Snopçe, realizuan takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit në të cilin janë analizuar gjendjet dhe janë shqyrtuar mundësitë për përfshirjen e më shumë nxënësve në mësimin onlajn në kushte të izolimit.

Drejtorët informuan për aktivitetet të cilat ndërmerren dhe për problemet me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit dhe nxënësit gjatë zbatimit të mësimit përmes internetit.

“Duke e pasur parasysh atë që për momentin nuk ekziston platformë e unifikuar për zbatimin e një lloji të tillë të mësimit dhe për atë që qeveria nuk ka përpiluar plan aksional, ndërsa ka vonesa edhe me furnizimin e pajisjes teknologjike përkatëse për nxënës të cilët vijnë nga familje me status të rrezikuar social, procesi mësimor po zhvillohet me probleme të mëdha, por, megjithatë, përfshirja e nxënësve arrin deri në dy të tretat”, theksojnë nga Komuna e Gostivarit.

Kryebashkiaku Taravari shprehu kënaqësi dhe i përgëzoi drejtorët dhe kuadrin mësimor që me përkushtimin maksimal arrijnë që nxënësve t’ua ruajnë shprehinë për ndjekjen e mësimit. Ai shpreson se gjendja në vendin tonë do të tejkalohet dhe se nga mesi i muajit të ardhshëm do të vazhdojë mësimi i rregullt.

Koha derisa zgjat ndërprerja e mësimit do të shfrytëzohet për kryerjen e punëve të planifikuara në ndërtesat shkollore, ndërsa një javë para se të vazhdojë mësimi do të bëhet dezinfektim i plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat