A e dini sa ura ka në territorin e Maqedonisë së Veriut?

Maqedonia

A e dini sa ura ka në territorin e Maqedonisë së Veriut?

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:04
Ilustrim

Sipas statistikave të fundit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 1.622 ura me gjatësi totale prej 44.021 metrash. Nga këto, 482 ura janë pjesë e autostradave, 629 janë pjesë e rrugëve rajonale ndërsa 511 janë pjesë e rrugëve lokale.

Sa i përket urave që janë pjesë e rrugëve lokale, shumica e tyre janë të vendosura në territorin e qytetit të Shkupit, respektivisht 43 ura, po aq ka edhe në Ilinden. Gjithsej 22 ura si pjesë e rrugëve lokale janë të vendosura në Manastir, 18 në komunën e Mogilës, ndërsa nga 16 ura kanë komuna e Gostivarit dhe Brvenicës.

Deri më tani nuk ka të dhëna për vjetërsinë mesatare të urave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat