Inspektorati i Tregut: Ata që blejnë maska përmes Facebookut, rrezikun e mbajnë mbi vete

Maqedonia

Inspektorati i Tregut: Ata që blejnë maska përmes Facebookut, rrezikun e mbajnë mbi vete

Më: 24 prill 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski tha se inspektorët mund të kontrollojnë vetëm subjektet me bazë ligjore, por jo individët përmes mediave sociale, u përgjigj drejtori në pyetjen e gazetarëve nëse ata kontrollonin shitjen e maskave mbrojtëse përmes Facebookut.

“Për fat të keq, ne as nuk mund të reagojmë dhe as të kontrollojmë shitjet e Facebook. Ka individë që shesin maska, doreza. Që do të thotë se të gjithë ata që blenë përmes Facebook, rrezikun e mbajnë mbi vete”, tha Paunovski.

Qeveria para disa ditësh solli dekret, i cili parasheh gjobë deri 20 euro për personat që nuk mbajnë maska mbrojtëse.

Deri në fund të këtij muaji do të ketë vetëm vërejtje, ndërsa nga 1 maji do të shqiptohen edhe dënimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat