OBRM-PDUKM: Maqedonia është e para në rajon për vdekje nga Covid-19 në një milion banor

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Maqedonia është e para në rajon për vdekje nga Covid-19 në një milion banor

Më: 6 maj 2020 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media e akuzon qeverinë në lidhje me menaxhimin me situatën pas përhapjes së coronavirusit.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Maqedonia është rekordere në rajon sa i përket vdekjeve në një milion banorë nga coronavirusi.

“Maqedonia është ndër të parat edhe për nga numri i të infektuarve në një milion banor. Maqedonia ka numër të madh të punëtorëve shëndetësor të infektuar, të cilët kanë mbetur pa pajisje të mjaftueshme për mbrojtje”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Maqedonia ka edhe numër të vogël të testimeve me çka nuk ka fotografi të pastër epidemiologjike për atë se çfarë masa duhet të ndërmerren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat