Vendimi përfundimtar nëse do të ketë orë të zgjatur policore gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut, do të merret sot, theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filiçe në konferencë për shtyp.
Ai ka shtuar se Komisioni për Sëmundjet Infektive gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të cilin do ta përcjell në Qeveri.