Zoran Zaev: Nuk duam zgjedhje pa opozitën

Maqedonia

Zoran Zaev: Nuk duam zgjedhje pa opozitën

Më: 25 maj 2020 Në ora: 17:08
Zoran Zaev

Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur i prerë kundër zgjedhjeve në gusht dhe shtator. Në një intervistë për mkd.mk, Zaev thotë se nuk do zgjedhje pa opozitën.

“Nuk ka asnjë problem të ulemi dhe të bisedojmë me qëllim që të arrihet marrëveshje. Propozimet për zgjedhje në fund të muajit gusht ose fillimi i shtatorit nënkuptojnë propozime për të mos pasur zgjedhje”.

“Neve nuk duam zgjedhje pa opozitën, por OBRM-PDUKM-ja do të gjendet në listën zgjedhore. Pjesa më e madhe e procesit përgatitor ka përfunduar dhe pas gjendjes së jashtëzakonshme vijojnë afatet zgjedhore”, tha Zoran Zaev.

Ndërsa jemi në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës ligjërisht duhet fillon rrjedhja e afateve zgjedhore, akoma nuk ka sinjale nga subjektet politike dhe Presidenti Stevo Pendarovski nëse mbi datën e zgjedhjeve do të bëhet edhe një përpjekje përmes takimit të liderëve.

Nga presidenti nuk kanë përgjigje nëse Pendarovski ka nisur bisedime me liderët, pas prononcimit të tyre se janë për konsensus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat