MPB: 126 shkelje të orës policore, 79 persona të arrestuar

Maqedonia

MPB: 126 shkelje të orës policore, 79 persona të arrestuar

Më: 26 maj 2020 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (25 maj) janë evidentuar 126 shkelje të orës policore, ndërsa 79 persona janë arrestuar.

Për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masat adekuate.

MPB ka regjistruar edhe 18 raste të mosmbajtjes së pajisjeve për mbrojtje personale.

Ndërsa në 24 orët e fundit 68 personave ju është dhënë vendim për izolim, kurse 19 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat