Ruskoska: Janeva ka zgjedhur anën e së keqes

Maqedonia

Ruskoska: Janeva ka zgjedhur anën e së keqes

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:45
Vilma Ruskoska

Katica Janeva ende është në filmin “Engjëjt e Çarlit”, me këto fjalë prokurorja Vilma Ruskoska i filloi fjalët përmbyllëse për lëndën “Reket”. Sipas saj, Janeva me Engjëjt e saj të Çarlit, është ngritur në piedestalin, por ajo në fund ka bërë përzgjedhjen që të jetë në anën e së keqes.

Ruskoska përkujtoi në ditën kur dëshmitari Jordan Kamçev (i dyshuar në lëndën “Perandoria”) e ka paraqitur rastin në Prokurori për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion dhe ka thënë nga ajo që ka dëgjuar ka menduar se është në një ëndërr të keqe.

Një pjesë e fjalëve përmbyllëse të prokurorisë në lëndën “Reket” ishin edhe bisedat mes tani të akuzuarit Zoran Milevski-Kiçeec dhe të akuzuarit Bojan Jovanovski-Boki 13, ku ai i thotë Kiçeec se llogaritë e Kamçevit nuk do të ngrihen.

“Normalisht, nëse i ngrihen llogaritë prej ku do të kryhet pagesa”, komentoi prokurorja Ruskoska.

Deklarata e dëshmitarit, biznesmeni Tome Glavçev, nga Gjevgjelia, gjithashtu u hodh poshtë në fjalët përmbyllëse të prokurorisë, pjesa ku ai deklaroi para gjykatës se ishte grindur me prokuroren Katica Janeva, gjegjësish çmimi për reklamë në 1TV,, ishte rritur pas paraburgimit të tij të propozuar nga PSP-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat