Rihapet kopshti zooologjk, nuk do të lejohen më shumë se 150 vizitorë në një orë

Maqedonia

Rihapet kopshti zooologjk, nuk do të lejohen më shumë se 150 vizitorë në një orë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:49
Kopshti zooologjk

Pas rreth dy muajsh i mbyllur për shkak të pandemisë, sot Kopshti Zoologjik hapi dyert për admiruesit e kafshëve. Në orët e mëngjesit erdhën edhe vizitorët e parë, të cilët mbanin maska dhe në hyrje dezinfektonin duart.

Sapo hynin brenda, hasnin në një mikpritës me bukuri mbresëlënëse.

Drejtuesit e Kopshtit Zoologjik thonë se në ditët e para të mbylljes, kafshët reagonin çuditshëm, pasi janë mësuar me praninë e shumë njerëzve. Megjithatë, krahasuar me periudhën para pandemisë, sot kafshët i vizituan jo më shumë se 15 persona.

Për një numër kaq të ulët vizitorësh, siç thonë drejtuesit, ka ndikuar edhe koha me vranësira dhe fakti që qytetarët ende nuk janë informuar për detajet. Sigurisht, gjithçka do të funksionojë sipas rregullave të reja. Këndi i lojërave për fëmijë do të jetë i mbyllur.

Vizitorët do të duhet të mbajnë maskë ose shall dhe do të duhet të presin radhë në distancë prej 1.5 m. Duart duhet t’i dezinfektojnë në hyrje dhe dalje nga Kopshti Zoologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat