Aziri: LSDM dhe VMRO janë të njëjta për shqiptarët, nuk bëjmë koalicion me BDI-në

Maqedonia

Aziri: LSDM dhe VMRO janë të njëjta për shqiptarët, nuk bëjmë koalicion me BDI-në

Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:25
Elmi Aziri

Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për shqiptarët. Aziri është i bindur se partitë maqedonase, si LSDM po ashtu edhe VMRO-DPMNE nuk ndryshojnë në raportin shtet-shqiptar, duke aluduar se ASH nuk ka ndonjë preferencë të veçantë për koalicionim paszgjedhor.

Aziri diskutoi edhe për çështjen e largimit të kryetarit të degës së ASH-së në Tetovë, Altrim Mamuti, në drejtim të Lëvizjes Besa, duke potencuar se ai është larguar vetëm si individ dhe nuk ka prapa vetes struktura partiake. Aziri shprehet i bindur se Aleanca për Shqiptarët është më unike se kurrë.

Nënkryetari i ASH-së ka komentuar koalicionin e Lëvizjes Besa me LSDM-në duke e cilësuar si koalicion shpëtimi për Besën dhe tentim për të rikuperuar votat e humbura pas ndarjes së partisë.

Aleanca për Shqiptarët në këto zgjedhje garon në koalicion parazgjedhor me Alternativën. Nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri, është kandidati numër 2 për deputet në njësinë e dytë zgjedhore. I pyetur për gatishmërinë e ASH-së për zgjedhjet e ardhshme, Aziri u shpreh se dita e zgjedhjeve do të jetë vetëm konfirmim i fitores së koalicionit ASH-AA, dhe dërgimi i BDI-së opozitë.

Sipas tij, nuk ka asnjë mundësi që pas zgjedhjeve ASH të futet në një koalicion ku BDI do ishte pjesë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat