Zakharieva: Retorika anti-bullgare në Maqedoni është për shkak të zgjedhjeve

Maqedonia

Zakharieva: Retorika anti-bullgare në Maqedoni është për shkak të zgjedhjeve

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 12:29
Ekaterina Zakharieva

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja  e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva thotë se retorika anti-bullgare në Maqedoni është për shkak të zgjedhjeve dhe disa qëndrime nacionaliste të disa politikanëve.

“Një pjesë e retorikës anti-bullgare në Maqedoni është qasja nacionaliste, e cila është prezente për shkak të zgjedhjeve. Por, kur përgatiteni të jeni pjesë e familjes evropiane, asnjë politikan nuk duhet të flasë në mënyrë të tillë, posaçërisht ndaj një vend mik fqinj”, deklaroi Zakharieva për ‘BNT'.

Sipas saj një retorikë e tillë në Maqedoni vjen si pasojë e shumë lajmeve të rreme për Bullgarinë dhe qëndrimet bullgare dhe se Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimor nuk është dashur të ndalohet për shkak të zgjedhjeve.

“Ndalimi i punës së komisionit të përbashkët me Maqedoninë, ishte kërkesë e tyre për shkak të zgjedhjeve. Por, unë nuk e pranoj argumentin se puna e komisionit duhet të ndalohet para zgjedhjeve, për shkak komisioni përbëhet prej historianëve, dhe jo nga politikanët dhe se askush nuk jep instruksione politike”, tha Zakharieva.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë mospajtime për periudhën e fundit të shekullit 19 dhe fillim të shekullit 20, sidomos për figurën e Goce Dellçevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat