Maqedoni e Veriut: Tre të vdekur dhe 127 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

Maqedoni e Veriut: Tre të vdekur dhe 127 raste të reja me COVID-19

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 14:59
Një autoambulancë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. 5 qershor, 2020

Në Maqedoninë e Veriut të hënën janë regjistruar shifre rekorde të të infektuarve me koronavirus.

Ministrin i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipiçe, ka njoftuar se nga testimi i 702 mostrave, 127 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë.

Viktimat janë një burrë 70 vjeç nga Kumanova dhe dy nga Shkupi të moshës 62 dhe 78-vjeçare, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 156.

Nga të infektuarit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 67 janë nga Shkupi, 33 në Shtip, në Tetovë 10, Ohër 6, Strugë 5, Probishtip dhe Koçan 2, ndërsa në Dibër dhe Kumanovë nga 1 rast.

Zonat me më së shumti raste me koronavirus në Shkup janë komuna e Çairit, Qendra dhe Buteli.

Që nga paraqitja e koronavirusit, në Maqedoninë e Veriut janë testuar 37,027 mostra për COVID-19 dhe pozitiv me koronavirus janë 3,152 persona. Numri i të shëruarve ka arritur në 1,653 ndërsa raste aktive janë 1,343.

Numri i madh i infektimeve kanë ndodhur në dhjetë ditët e fundit edhe atë për më shumë se 900 raste.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i ka propozuar qeverisë aplikimin e orës policore në vatrat e përhapjes së virusit si në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip. Ndalimi i lëvizjes së qytetarëve është propozuar nga të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat