Muhamed Zeqiri dhe familja e tij shërohen nga koronavirusi - Bota Sot
Muhamed Zeqiri dhe familja e tij shërohen nga koronavirusi

Maqedonia

Muhamed Zeqiri dhe familja e tij shërohen nga koronavirusi

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 11:58
Muhamet Zeqiri

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri dhe familja e tij janë shëruar nga koronavirusi.

Zekiri në një postim në Facebook ka shkruar:

Të nderuar miqë

Nga zemra dua të faleminderoj veç e veç secilin prej Jush që ishit bashkë me ne në kohën më të vështirë. Jeni familja jonë e dytë.

FALEMINDERIM i veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektologjisë. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithëçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena ,dr.Fadilin dr.Ana stafin tjetër mjeksor të palodhurat Rejhani, Vesna, Elana, Kiki, Suhejla, Fisniku, Nuredini, Velimiri e shumë të tjerë të cilët 24 orë vazhdojnë të jenë në shërbim të pacientëve të shtrirë në repartin e infektologjisë.

Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj COVID19 është koha e fundit të vetëdijsoheni dhe të shpëtoni veten dhe të afërmit Tuaj duke patur qasje serioze ndaj situatës alarmante në të cilën po kalojmë si shoqëri. Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëher të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithësesi nuk do t’ja kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madhë.

Ndërsa atyre shpirtligëve të cilët më dëshiruan mua dhe familjes time përfundim fatal, do t’ju dëshiroja që Zoti të paktën një herë në jetë tua mundësojë ndjenjën e të qenurit NJERI me plotëkuptimin e fjalës.
Zoti është i madhë atij i qofshim falë ELHAMDULILAH unë dhe familja tanimë jemi shëndosh e mirë – në shtëpi jemi edhe më të fortë se që ishim!

Me rrespekt,
Muhamed Zeqiri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat