Sugareski: Dorëzuam protokollin për plazhet

Maqedonia

Sugareski: Dorëzuam protokollin për plazhet

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 20:20
Goran Sugarevski

Koncesionet e skaduara për plazhet e Ohrit dhe obligimi që koncesionerët t’i kthejnë plazhet në gjendjen e mëparshme, hapi dilemën se ku do të munden qytetarët këtë vit të bëjnë plazh.

Problem shtesë është edhe ajo që ende priten rekomandimet nga Komisioni i sëmundjeve infektive për shfrytëzimin e plazheve.

“Munden t’i vizitojnë plazhet, pse mos munden! Gjithsesi, të gjithë ata që kanë kontrata, që ushtrojnë veprimtari, munden t’i vizitojnë. Tamam puna mos munden t’i vizitojnë”-tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski thotë se ka bërë përpjekje përmes zgjidhjes ligjore që plazhet t’i kthejë nën kompetencat e tij, por propozimi nuk ka gjetur mbështetje nga deputetët. Qytetarëve u tha se munden t’i shfrytëzojnë plazhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat