LSDM: OBRM-PDUKM me fushatë parazgjedhore, pa maska e distancë dhe me grupime - Bota Sot
LSDM: OBRM-PDUKM me fushatë parazgjedhore, pa maska e distancë dhe me grupime

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM me fushatë parazgjedhore, pa maska e distancë dhe me grupime

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 14:02
LSDM

LSDM nëpërmjet një kumtese thotë se “qasja joserioze dhe e papërgjegjshme ndaj shëndetit të qytearëve më kohe krize nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoski vazhdon”.

“Pasi që Mickoski disa herë demonstroi mosrespektim të protokolleve dhe masave gjatë kohës së epidemisë, si ulja në kafene në pjesë të mbyllur, vizitë në fitnes kur kishte ndalesë për punë, tani vjen me organizim të tubimeve me qytetarë poashtu pa respektuar masat parandaluese”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM rikujtojnë Mickoskin kur ka shkelur masat në tubimet si ajo në Lisiçe apo në Strumicë.

“OBRM-PDUKM nga një anë kërkon anulim të zgjedhjeve, po blen kohë, ndërsa si arsyetim i vendos qytetarë, ndërsa nga ana tjetër udhëheq me fushatë të parakohshme pa masa mbrojtës”, shprehen nga LSDM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat