Spasovski: Fushata do të jetë pa tubime dhe aktivitete ‘derë në derë’

Maqedonia

Spasovski: Fushata do të jetë pa tubime dhe aktivitete ‘derë në derë’

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 20:09
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në ‘Facebook’ shkroi se shëndeti i qytetarëve për ata janë prioritetet kryesore për të cilat nuk heqin dorë.

Për shkak kësaj arsye, ai thotë se të gjitha aktivitetet partiake do t’ia përshtatin rrethanat e reja me qëllim mbrojtja e shëndetit publik.

“Fushata do të jetë pa tubime dhe pa aktivitete ‘derë në derë’. Në këtë mënyrë ne e mbrojmë shëndetin e qytetarve, kurse ofertën zgjedhore do t’ua afrojmë përmes mjeteve digjitale”, shkruan Spasovski,

Ai theksoi se në kundërshtim me ligjin dhe masat ndaluese OBRM-PDUKM filloi fushatë parazgjedhore me tubime publike ku nuk mbahet largësia tripore dhe nuk mbahen maskat mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat