Në vaksinimin falas kundër gripit janë përfshirë 60.000 qytetarë të Maqedonisë - Bota Sot
Në vaksinimin falas kundër gripit janë përfshirë 60.000 qytetarë të Maqedonisë

Maqedonia

Në vaksinimin falas kundër gripit janë përfshirë 60.000 qytetarë të Maqedonisë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:25
Foto Ilustrim

Do të rritet numri i qytetarëve të cilët do të përfshihen në vaksinimin apo imunizimin kundër gripit.

Qeveria e miratoi Planin aksional ‘Vaksinim falas kundër gripit për grupe të rrezikuara’ për sezonin 2020/2021.

Numri i personave që do të përfshihen në vaksinim do të rritet, përkatësisht nga 20 mijë të deritashëm në 60 mijë qytetarë.

Vaksinën e paguan shteti për kategoritë e rrezikuara si personat mbi 65 vjet, personat të sëmurë kronikë, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat