“TVSH-ja Ime”, bëhen të ditur fituesit e 100.000 denarëve - Bota Sot
“TVSH-ja Ime”, bëhen të ditur fituesit e 100.000 denarëve

Maqedonia

“TVSH-ja Ime”, bëhen të ditur fituesit e 100.000 denarëve

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 11:07
Ilustrim

U bënë të ditur 15 fituesit të çmimit prej 100 mijë denarë, të cilët skanuan llogari gjatë muajve prill, maj dhe qershor.

Siç informohet nga Ministria e Financave, ata janë Valentina Gjuroska, Naco Zaprov, Jule Tasevska Markov, Natalija Grçeva, Suzana Antovska, Sllagjana Jovçeska, Violeta Georgieva, Sllavica Dimoska, Suzana Dimitrova, Ivica Janaçkov, Natalija Velinovksa, Vllatko Masillovksi, Muhamed Mamudi, Jasmina Karanfilovska dhe Vanço Gjorgjevski.

Pesë nga fituesit në rrethin e pestë janë nga Shkupi, nga dy fitues nga Strumica dhe Manastiri dhe nga një në Prilep, Gostivar, Ohër, Kriva Pallankë, Strugë dhe Tetovë.

Ministria e Financave thotë se në rrethet e tjera deri në fund të vitit, pra nga gushti deri në dhjetor, çmimet mujore do të jenë 20.000 denarë, ndërsa nga 15 çmime do të ndahen çdo muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat