“Durmo Turs”, Prokuroria: Mbrojtja falsifikoi gjetjet e ekspertëve

Maqedonia

“Durmo Turs”, Prokuroria: Mbrojtja falsifikoi gjetjet e ekspertëve

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:05
Aksidenti në Gostivar nga autobusi "“Durmo Turs”

Prokurori Darko Jakimovski, i cili përfaqëson rastin “Durmo Turs”, për aksidentin e tmerrshëm të autobusit që ndodhi vitin e kaluar afër fshatit Llaskarcë, në gjykimin e sotëm e diskreditoi këshilltarin teknik të mbrojtjes. Jakimovski vërtetoi se këshilltari teknik citoi gjetje të sajuara dhe i prezantoi ato sikur të ishin përgatitur nga ekspertë të Fakultetit të Makinerisë dhe Byrosë së Ekspertizës Gjyqësore. Prokurori Jakimovski i bëri këshilltarit teknik të mbrojtjes një sërë pyetjesh në lidhje me teknikat e aksidentit të trafikut, rrotat, sistemet e frenimit … Por sa herë që prokurori i kërkonte këshilltarit të thoshte saktësisht se nga vinin ato pretendime, reagonin disa nga avokatët e të pandehurve.

Darko Jakimovski, prokuror: Ku i gjetët këto fjalë në ekspertizën e ekspertëve?

Avokati: Përkundrazi, është konstatim i tij.

Dëshmitari teknik i mbrojtjes: Unë i pohoj!

Darko Jakimovski, prokuror: Por, ju iu referoheni ekspertëve.

Dëshmitari më parë kishte pohuar se aksidenti nuk ishte rezultat i lëshimeve teknike dhe parregullsive në vetë autobusin. Gjykimi vazhdon javën e ardhshme. I akuzuar është pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, edhe katër të tjerë. Në aksidentin që ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat