“Bomba” të reja publikohen në internet, në shënjestër funksionarë të VMRO-së

Maqedonia

“Bomba” të reja publikohen në internet, në shënjestër funksionarë të VMRO-së

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:59
“Bomba” publikohen përgjimet e reja

Tetë ditë para ditës së zgjedhjeve, incizimet e paligjshme në internet nuk kanë të ndalur. Sot, dolën tre biseda të reja të përgjuara mes sekretarit të përgjithshëm të VMRO – DPMNE-së, Igor Janushev dhe Mile Janakieskit në YouTube. Incizimi daton nga viti 2013, ose nga dita e zgjedhjeve të atëhershme lokale. Të dy flasin për fikjen e ashensorëve në ndërtesat në Qendër të Shkupit.

Në kanalin “Youtube”, në mënyrë anonime gati disa ditë publikohen incizime joligjore, ku figurat kryesore janë krerët e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së. Përveç tyre, incizime inkriminuese ka edhe për bashkëpartiakët e tyre. Zaev në intervistë për “MIA” paralajmëroi se ka ngritur padi për publikim joligjor të “bombave” që të vërtetohet prejardhja e tyre.

“Tashmë kemi ngritur padi penale për përgjim joligjor, për incizim joligjor dhe kërkojmë që kjo të vazhdojë deri në fund- tha Zoran Zaev- lider i LSDM-së.

Por, Prokuroria e demanton këtë gjë.

“Deri në këtë moment, në Prokurori nuk kanë arritur padi për bisedat e përgjuara të publikuara”.

Krahas zyrtarëve të VMRO-së, paralelisht publikohen biseda edhe për LSDM-në. Në to shpesh përmendet emri i Vice Zaevit, vëllai i Zoran Zaevit kurse dje u publikua video- incizim për të cilën konfirmohej se është takim mes Boki 13, Katica Janevës dhe eventualisht Radmilla Sheqerinskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat