MASH, pa plan për mësimin nga shtatori - Bota Sot
MASH, pa plan për mësimin nga shtatori

Maqedonia

MASH, pa plan për mësimin nga shtatori

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:05
Foto Ilustrim

Ministria e Arsimit akoma pa strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor, në rast se gjendja me koronavirusin nuk përmirësohet deri në vjeshtë. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi nuk ka sqaruar nëse është punuar diçka në këtë drejtim. Ditë më parë  Ademi pretendoi se ka strategji për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor por pa dhënë asnjë detaj sqarues. Për dallim nga dikasteri i Arsimit, nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit pranuan se akoma nuk ka një strategji konkrete nëse në shtator nxënësit do të kthehen në bankat shkollore ose do të vijojnë mësimin “online”. Sipas sqarimeve të këtij institucioni, udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit tani po plotësojnë anketa për të treguar anët pozitive dhe negative të mësimit online.

“Po vijojnë anketat me prindër, nxënës dhe mësues, do të vazhdoj deri më 20 korrik. Pastaj, do të përgatitet një dokument i ri. Po anketohen mësimdhënësit, drejtorët dhe prindërit për atë se si është zhvilluar mësimi. Anët negative dhe pozitive që të jemi të gatshëm për periudhën që vijon. Nëse do të fillojmë sërish me mësimin online, të kemi të dhëna nga terreni se si është zhvilluar mësimi. Cilat kanë qenë sfidat gjatë realizimit të mësimit online. Ne po përgatitemi për çdo lloj skenari”- deklaroi Zekirija Hasip, drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit

Nga kontaktet me drejtorët e shkollave, Alsat arriti të kuptoj se për në shtator shqyrtohen mundësi të ndryshme të zhvillimit të procesit mësimor. Mes tyre, supozohet që klasat e ciklit të ulët fillor ta ndjekin mësimin me prezencë fizike ndërsa klasat e larta në formë të kombinuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat