Maqedonia përsëri me masa ekstreme, kërkohet test PCR për shtetasit e rajoni - Bota Sot
Maqedonia përsëri me masa ekstreme, kërkohet test PCR për shtetasit e rajoni

Maqedonia

Maqedonia përsëri me masa ekstreme, kërkohet test PCR për shtetasit e rajoni

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:22
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar sot se do të propozoj rivendosje të regjimit për qytetarët e vendit të rajonit që do të hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Filipçe tha se rekomandimi ka për bazë situatën aktuale epidemiologjike në Serbi, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi, vende këto për të cilat rekomandohet që të vendosen kushte për hyrje në vend.

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që t’i propozoj Qeverisë që prej ditës së nesërme gjatë hyrjes në vendin tonë për të gjithë qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosne e Hercegovinës dhe Malit të Zi, të jetë e patjetërsueshme që të kenë test PCR jo më të vjetër se 72 orë. Rekomandimi i komisionit është sjell pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike në vendet e theksuara dhe në pajtueshmëri me informatat e marra nga autoritetet shëndetësore në këto vende. Këtë rekomandim, komisioni do t’ia dorëzojë Qeverisë për veprim të mëtutjeshëm”, ka shkruar Filipçe.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut më 26 qershor hapi kufijtë pa kushte, përkatësisht pa test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte paraprakisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat