Zaev për bisedën me “Greta Thunberg”: Është parandaluar falë protokolleve, janë njoftuar familjarët e aktivistes

Maqedonia

Zaev për bisedën me “Greta Thunberg”: Është parandaluar falë protokolleve, janë njoftuar familjarët e aktivistes

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:02
Zoran Zaev

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, e ka komentuar bisedën e tij me komikët rus “Wuvan dhe Lexus”, të cilët i janë paraqitur si aktivistja Greta Thunberg.

Zaev tha se paraqitja e rrejshme e tyre është parandaluar falë protokolleve të vendosura nga Qeveria rreth telefonatave zyrtare.

“Manipulimi nga prankerët që tentuan rrejshëm të paraqiten si aktivistja Greta Thunberg është parandaluar me protokollet që janë vendosur pas thirrjeve të mëhershme nga persona që manipulojnë me zërin dhe identitetin. Që kur u zhvillua biseda me të rrejshme Greta Thunberg, ne kemi njoftuar publikisht se bëhet fjalë për një përpjekje të përsëritur për të hibridizuar hyrjen e telefonave, me një sulm hibrid në telefonat qeveritarë të bërë nga prankerët që e bëjnë atë me teknologji moderne duke ndryshuar zërin”, tha Zaev.

“Kishte edhe atëherë reagime zyrtare rreth rrezikut nga keqpërdorimi i identitetit të personave të famshëm dhe kjo tregon se si kjo botë mund të jetë e rrezikshme për shtetet, qytetarët dhe individë të ndryshëm. Ju e keni parë se si në bisedë unë flas për qëndrimet shtetërore, të cilat i them edhe zyrtarisht dhe publikisht”, tha mes tjerash Zaev.

Ndryshe, dje u publikua një bisedë në të cilën dy prankerët rus “Wuvan dhe Lexus” i paraqiteshin Zoran Zaevit si aktivistja Greta Thunberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat